Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, përmes një njoftimi zyrtarë ka reaguar ndaj deklaratës së Lumir Abdixhikut në një debat televiziv, shkruan Enigma.
SHSKUK ka thënë se për qëllime partiake po deziformohet dhe manipulohet publiku me të dhëna jo të sakta.
“Mbrëmë në një debat televiziv, kryetari i partisë LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, deklaroi se “kam shku kam bisedu me doktorë në emergjencë dhe a e dinin se dhjetëra vdekje ndodhin brenda vitit në emergjencë se Transfuzioni vonohet 40 minuta nga objekti Transfuzionit të Gjakut”.
Kjo deklaratë nuk qëndron, është plotësisht e pabazë dhe nuk ka ndodhë diçka e tillë, jo vetëm tani por në tërë historikun e Klinikës Emergjente, prej vitit 1999, e deri më sot.
Bashkëpunimi dhe koordinimi me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut është shumë i mirë dhe asnjëherë nuk ka mungesë të gjakut në Klinikën Emergjente dhe asnjë pacient nuk ka vdekur, apo vuajtur mungesën e gjakut në Emergjencë.
Klinika Emergjente, bën thirrje që të gjithë përfaqësuesit mos të cënojnë punën dhe djersën e punëtorëve të Klinikës Emergjente, që 24-orë, pa ndalë janë në shërbim të pacientëve”, thuhet në njoftim.