ShSKUK me vendim pas rënies së numrit të pacientëve të shtrirë me COVID

ShSKUK me vendim pas rënies së numrit të pacientëve të shtrirë me COVID

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ( ShSKUK), njofton qytetarët se nga data 22 shtator 2021 ( e mërkurë), do të rikthehet puna në ambulanca specialistike, për shkak të rënies së numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19.

“Poashtu,  nga dita e sotme, 20 shtator 2021, hapësirat  e klinikave interne janë liruar, më nuk ka pacientë me COVID-19.

Pritet që pas dezinfektimit të hapësirave klinikat të kthehen në hapësirat e tyre”, thuhet në njoftimin e tyre.

Related Articles