Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës në trajtim ka 55 pacientë nga COVID-19, prej tyre 20 me oksigjeno-terapi dhe 5 në kujdes intensiv mjekësor, raporton Gazeta “Enigma”.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme.
Klinika Infektive, 9 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-COVID19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spital i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 9 pacientë
Spitali i Gjilanit, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë. /Gazeta Enigma.