Në shtatë spitalet e përgjithshme që menaxhohen nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Univeristar i Kosovës në trajtim spitalor nga COVID-19 janë shtatë pacientë.
Në bazë të raportit të datës 16 nëntor 2021, në tërë ShSKUK-në, në trajtim janë 38 pacientë, prej tyre 9 të konfirmuar pozitiv dhe 29 pacientë post-covid.
Me oksigjeno-terapi janë tetë pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka dy pacientë.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-COVID, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-COVID-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spital i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë. /Gazeta “Enigma”/