Shtatë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Sipas tij, në aksident janë përfshirë tri vetura.
IndeksOnline më herët ka raportuar për aksidentin në fjalë, duke publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.
Aty është parë edhe ambulanca e cila është marrë me personat e lënduara.
