Shtënë me armë në Prishtinë, dy persona lëndohen

Shtënë me armë në Prishtinë, dy persona lëndohen

Në Prishtinë, dy persona të panjohur raportohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe rrugës “Rrahim Beqiri”.

Sipas raportimeve nga policia, të dyshuarit janë larguar nga vendngjarja, ndërsa forcat e rendit kanë gjetur dy viktimat, të cilët kanë pësuar lëndime trupore për shkak të një përleshjeje fizike, shkruan Gazeta Enigma.

“Dy të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë takuar dy viktimat, meshkuj kosovarë, që kanë pësuar lëndime. Rasti është njoftuar prokurorit dhe po hetohet,” njoftoi policia./GazetaEnigma/

Related Articles