Një shtëpi në Shtime është përfshirë nga zjarri, pronari i saj ka raportuar në Polici në lidhje me rastin, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ai ka njoftuar se zjarri ka ardhur në rrethana të panjohura për ta.
Si pasojë e tymit viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë shtëpia tij. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Si pasojë e tymit viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Enigma/