Një 75-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri në lagjen Krsticinë në Shtërpcë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Sot, rreth orës 06:15, kemi pranuar një informatë për një incident zjarri në lagjen Krsticinë në Shtërpcë. Patrulla e policisë pas arritjes në vendngjarje, konstatoi se në dhomën ku kishte ndodhur zjarri ndodhej trupi i pajetë i një gruaje 75-vjeçare. Në vendngjarje kanë arritur edhe zjarrfikësit nga Shtërpca dhe ekipi mjekësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare, të cilët konstatuan vdekjen e viktimës. Në vendngjarje kanë dalë ekipet përkatëse të hetimit rajonal, forenzika dhe ekspertët e zjarrit. Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit, dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi”, deklaroi Veseli.
Veseli shton se akoma nuk dihen shkaqet e zjarrit, por se hetuesit rajonal janë duke grumbulluar informata dhe prova për të zbuluar shkaqet që quan në vdekjen e 75 vjeçares, serbe, shtetase e Kosovës. /Gazeta Enigma