Agjencia e lajmeve Reuters raporton se Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë t’i japin 100 milionë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën.
Fondet do të përdoren për të ndërtuar kapacitetet e Ministrisë së Brendshme të Ukrainës me qëllim “sigurinë kufitare, ruajtjen e funksioneve civile të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike të shtetit”, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken.