Shteti në aksion për kapjen e Noizyt

Shteti në aksion për kapjen e Noizyt

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë Shkodran Nikçi, ka folur rreth përleshjes në një klub nate të ndodhur në Pejë, ku në mesin e të dyshuarve është edhe reperi Noizy për të cilin është lëshuar fletarrest.

“Rasti është iniciuar si ‘Lëndim i rëndë trupor’, është lëshuar fletarresti nga Prokuroria Themelore në Pejë, ku duhet ta zbatojë Policia e Kosovës që ka me personin e kërkuar apo me personat që janë të përfshirë në këtë çështje penale, ku janë disa persona”, tha ai.

“Prokuroria Themelore e Pejës, ka autorizuar policinë që edhe njëherë t’i intervistojë viktimat e kësaj çështjeje ku kanë pranuar informata shtesë nga ta dhe njëkohësisht ka marrë në pyetje dëshmitarë okular të ndryshëm të cilat kanë qenë prezent natën kur ka ndodhur përleshja gjatë performancës së këngëtarit në Pejë”, shtoi Nikçi.

Zëdhënësi tutje tha se ka pasur kërkim intenziv në kohët e fundit, për kapjen e të dyshuarve përfshirë edhe Noizyn, por që kanë rezultuar të pasuksesshme.

“Gjatë kohëve të fundit ka pasur kërkim intenziv nga policia në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për kapjen e personave të dyshuar përfshirë këtu edhe vetë këngëtarin, mirëpo në disa lokacione ku është kërkuar nuk kanë rezultuar të suksesshme deri më tani”, u shpreh ai.

Nikçi mes tjerash në emisionin “Kosova Today” tha se kanë marrë premtim nga avokati i Noizyt para disa ditësh se reperi do të paraqitej që vullnetarisht të intervistohet, por që kjo gjë nuk ka ndodhur.

Related Articles