Shtohen 8 shtete në listën për rrezikun nga helmimi me metanol

Shtohen 8 shtete në listën për rrezikun nga helmimi me metanol

Tetë shtete janë shtuar në listën e paralajmërimeve të Zyrës së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar për rrezikun e helmimit me metanol nga pijet alkoolike të falsifikuara ose të ndotura.

Në listën e përditësuar janë përfshirë Ekuadori, Japonia, Kenia, Meksika, Nigeria, Peruja, Rusia dhe Uganda, pas disa rasteve të britanikëve të prekur në këto vende, raporton BBC.

Më parë, paralajmërimi kishte të bënte me Tailandën, Laosin, Vietnamin, Kamboxhën, Indonezinë, Turqinë, Kosta Rikën dhe Fixhin, pas disa incidenteve serioze, përfshirë vdekjen e gjashtë turistëve në Laos vitin e kaluar.

Udhëtarëve u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm ndaj shenjave të helmimit me metanol, si shikim i turbullt dhe konfuzion, që mund të çojnë në sëmundje të rënda apo vdekje.

Related Articles