Shtohen zërat për një largim nga Juventusi, Ronaldo largohet nga stërvitja

Shtohen zërat për një largim nga Juventusi, Ronaldo largohet nga stërvitja

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo u largua paraprakisht nga stërvitja e mëngjesit të sotëm (e mërkurë) për shkak të një problemi me krahun e tij, por kjo nuk i ka ndaluar mediat të spekulojnë rreth largimit nga klubi italian.

Bianconerët u stërvitën para tifozëve të tyre në fushën e Continassa këtë mëngjes.

Sipas korrespondentit të Goal.com, Romeo Agresti, Ronaldo mori pjesë në seancën stërvitore, por e la atë më herët se shokët e tij të skuadrës për shkak të një problemi në krahun e tij.

Ronaldo nuk mori pjesë në ndeshjen mes vete me shokët e tij të skuadrës në fund të stërvitjes.

Të gjithë sytë janë drejtuar te ylli portugez i cili thuhet se po shtyn të largohet nga Allianz Stadium para përfundimit të afatit kalimtar veror.

Agjenti i tij Jorge Mendes është në bisedime me Manchester Cityn, ndërsa një lëvizje në PSG duket e pamundur edhe nëse Kylian Mbappe i bashkohet Real Madridit.

Të dielën, Ronaldo luajti vetëm 30 minuta në ndeshjen e parë të Serie A për Juventusin kundër Udiness, duke dalë nga stoli në pjesën e dytë.

Related Articles