Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë po mbahen homazhe në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano i cili vdiq dy ditë më parë në moshën 73-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.
Në homazhe po marrin pjesë edhe dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti, të cilët si rrallëherë janë parë duke i shtrënguar dorën njëri-tjetrit.
Në homazhe po marrin pjesë figura të njohura të politikës.
Qeveria shqiptare të dielën e 2 nëntorit e ka shpallur ditë zie.

