Shtyhet afati për aplikim për Kryeprokuro të Prokurorisë së Specializuar në Hagë

Shtyhet afati për aplikim për Kryeprokuro të Prokurorisë së Specializuar në Hagë

Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Evropian ka vendosur që ta shtyjë edhe për një muaj afatin brenda së cilit pranojnë aplikimet për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Specializuar në Hagë.



Konkursi i cili ishte i hapur deri në orën 17.00 të ditës së sotme, është shtyrë deri më 23 shkurt, po në orën 17.00.

Këtë e ka konfirmuar EULEX, si autoritet emërues i Kryeprokurorit të ZPS, në një përgjigje për Klan Kosova, nga ku nuk bëhen të ditura arsyet e vazhdimit të afatit.

Aktualisht kryeprokuror në ZPS si ushtrues detyre është Alex Whiting, i cili e pason Jack Smith që më 18 nëntor të 2022-ës dha dorëheqje pasi u caktua anëtar i ekipit hetues për ish presidentin e ShBA-së Donald Trump.

Related Articles