Kjo është Audi Q5 me të cilën u sulmua Policia e Kosovës sot në Leposaviq

Kjo është Audi Q5 me të cilën u sulmua Policia e Kosovës sot në Leposaviq

Tashmë janë publikuar edhe pamjet e automjetit, Audi Q5 me targa të Çaçakut, me të cilën dyshohet se u sulmua sot në Leposaviq, Policia e Kosovës.

Siç shkruan mediumi serb, që operon në Kosovë, kosovo-online, Audi Q5 duket e dëmtuar, pas incidentit të ndodhur, ku Policia e Kosovës, për të neutralizuar rrezikun, ka shtënë me armë zjarri.

Kjo meqë ngasësi i saj, me shpejtësi marramendëse, thuhet të jetë nisur në drejtim të autoriteteve që ishin duke realizuar detyrat policore.

Related Articles