Shtyhet afati për regjistrimin e popullësisë

Shtyhet afati për regjistrimin e popullësisë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Transfere, tha se për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në vjeshtë, regjistrimi i popullësisë së Kosovës i paraparë për sivjet është shtyrë deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

Kryeshefi i ASK Ilir Berisha tha se kjo Agjenci i ka kryer të gjitha përgatitjet për regjistrimin e popullësisë sipas planit.

Kostoja për këtë regjistrim pritet të jetë mbi 10 milionë euro. Kujtojmë se regjistrimi i fundit të popullësisë ka qenë para dhjetë viteve, më 2011.

Regjistrimi i popullsisë mund të shtyhet për vitin tjetër, shkak pandemia dhe zgjedhjet lokale from Ekonomia Online on Vimeo.

Related Articles