Komisioni i Garave i Superligës ka vendosur ta shtyjë ndeshjen e javës së 14-të në AlbiMall Superligë, ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës, e cila ishte paraparë të zhvillohet të dielën më 30 tetor, shkruan Gazeta Enigma.
Shtyrja e kësaj ndeshje është bërë për shkak se të enjten skuadra nga Suhareka e zhvillon ndeshjen shumë të rëndësishme në UEFA Conference League kundër Slavia Pragës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Për orarin e ri të zhvillimit të ndeshjes Ballkani-Prishtina, KG do të vendosë së shpejti.