Një nga kafiteritë më të njohura në Prishtinë, ajo Bonvivant ka shuar aktivitetin e saj.
Lajmin e kanë dhënë vet pronarët përmes rrejeteve sociale.
Një nga pronarët e saj, Uran Ismaili, mbrëmë përmes një postimi në Facebook ka njoftuar shuarjen e aktivitetit të lokalit, që ka qenë edhe nata e fundit e operimit.
“ByeVivant” (Mirupafshim Bonvivant), shkruan Ismaili.
Një postim për shuarjen e aktivitetit të Bonvivant e ka bërë edhe një pronari i një lokali në Prishtinë.
“Shumja (shuarja) e Bon Vivantit mbram, e Anexit para do dite si dhe Depos, Puntos, Papillonit , Kaqes, Kafes te Vogel, Megahercit, Hamamit, Gjonit, Balles, Hanit te 2 Robertave dhe plotë veneve tjera janë humbje e madhe për gastronominë dhe jetën e natës në Prishtinë. E di që djemt që i kan bo kto vene janë mirë …por Prishtina nuk osht mirë e nuk osht nisoj pa ta. Çka o ma e keqja, nuk po doket që ka mu bo ma mire… respekt, dashni e nostalgji se qetsia e ktyne ditëve po ma kujton pandemine”.
ka shkruar Arian Henci, pronar i një kafiterie në Prishtinë.