Prej disa minutash në qarkun e Kukësit kanë filluar reshje të dendura shiu dhe breshëri.
Raportohet se si pasojë e reshjeve janë shuar të gjitha vatrat e zjarrit në këtë qark, të cilat shkaktuan dëme të mëdha.
Nga zjarri aktiv prej disa ditësh, u dogjën rreth 2 mijë hektarë pyje e kullota.