Jemi futur në janarin e vitit 2022, muaj kur është hapur edhe afati kalimtar dimëror për transferimin e futbollistëve.
Padyshim që skuadrat angleze janë më aktive në këtë treg të transferimeve dhe pritet të jetë një muaj spektakolar.
E përditshmja angleze Dail Star ka zbuluar listën me ekipet se sa kanë buxhet për të shpenzuar në afatin kalimtar të janarit.
Skuadra londineze, Tottenham Hotspur ka buxhetin më të madh, pasi kanë 400 milionë funte në dispozicion për transferimin e lojtarëve.
Në vendin e dytë ndodhet Liverpool me 273 milionë funte buxhet për transferime, derisa Manchester United me 243 dhe Chelsea me 241 milionë euro janë në pozitat tre dhe katër.
Skuadra më e pasur në botë, Newcastle United që tanimë kanë transferuar Kieran Trippier, kanë edhe 166 milionë funte në dispozicion për ta përforcuar ekipin.