Shumë ndeshje e kryendeshje në ligat prestigjioze europiane

Shumë ndeshje e kryendeshje në ligat prestigjioze europiane

E diela sjellë shumë përballje interesante me rivalë e protagonistë të mëdhenjë në ligat kryesore europiane, por edhe ligat tjera në kontinentin e vjetër, shkruan Gazeta Enigma.

Pa dyshim se ndeshja më joshëse që prtitet këtë fundjavë me interesim, është ajo e Serie A, Juventus – Milan. Ndeshje tjetër tejet interesante pritet të jetë ajo që zhvillohet në Parkun e Princave në Paris, mes PSG-së dhe skuadrës së re të Xherdan Shaqirit, Liyon.
Në Bundesligën Gjermane sot janë në program tri ndeshje të cilat zhvillohen në mesditë, Shtutgard – Leverkusen, Dortmund – Union Berlin dhe Wolsburg – Eintraht Frankfurt.
Premier League në programin e ditës së sotme për kryendeshje ka takimin e gjigantëve londinez, Tottenham Hotspur – Chelsea, kurse në La Liga spanjolle spikatë takimi në mes të Valencisë dhe Real Madridit, sikurse edhe takimi tjetër që pritet të jetë poaq interesant e sfidues, mes skuadrës së Adnan Januzaj, Real Sociedad dhe Sevilas.

Takime interesante pritet të ketë edhe në ligat tjera: njëri nga ta është ai i Kampionatit Holandez, PSV Eindhoven – Feyenord, si dhe takimi i Ligës superior turke, Istanbul Bashaksehir – Fenerbahçe, shkruan Gazeta Enigma.

Related Articles