Të gjithëve na ka ndodhur të paktën njëherë që telefoni të na ketë rënë në kontakt me ujin dhe të na jetë ngrirë gjaku sepse aty mund të kemi foto, kujtime, kontakte, mesazhe dh materiale shumë të rëndësishme.
Skenari tipik është që telefoni të na rrëshqasë nga dora dhe të bjerë në lavaman, tualet, bide ose në një pellg me ujë pas një rrebeshi. Megjithatë, jemi akoma me fat për sa kohë na bie në ujëra të ëmbla. Rreziku më i madh për qarkun e telefonit tonë është uji i kripur që ka aftësi gërryese. Faktori i ëmbë/i kripur është vendimtar për suksesin në shpëtimin e telefonit ashtu siç është faktori i kohës: sa më pak të ekspozohet ndaj ujit dhe substancave që treten në të, aq më i madh është probabiliteti që dëmi të mos jetë aq i tmerrshëm.
Çfarë duhet bëre
Nëse procedura për të shpëtuar smartphone-n tonë nuk është 100% e sigurt, ka disa gjëra që nuk duhen bërë: në kundërshtim me instinktin, mos e tundni kurrë telefonin, apo t’i shkaktoni goditje dhe aq më keq pastaj, t’i fryni. Këto janë gjeste që mund ta shtyjnë ujin edhe më thellë dhe sigurisht që rrezikojnë funksionimin e tij.
Tharja e një telefoni të lagur
10 lëvizje për të limituar dëmet e një smartphone të lagur.
Hiqeni telefonin nga uji sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe një sekond më shumë mund të jetë i çmuar dhe vendimtar për shpëtimin e tij.
Fikeni dhe mos bëni gabimin ta provoni menjëherë ta ndizni: një presion i vetëm i tastit të ndezjes mund ta spostonte ujin në qark. Dhe do të ishte fundi.
Mbajeni telefonin vertikalisht dhe hiqni të gjitha pjesët që mund të ndahen si bateria, karta SIM, kasa, etj.
Mos përdoni kurrë furrën e sobës ose mikrovalën për të tharë telefonin. Nxehtësia e tepërt mund të dëmtojë qarkun.
Mos përdoni tharësen e flokëve sepse mund të shtyjë ujin akoma më në brendësi të telefonit.
Thani sa më shumë të jetë e mundur, me delikatesë pjesët me një copë ose letër pambuku.
Lëreni të thahet pa u ndezur për të paktën 24 orë në verë dhe 48-72 orë në dimër.
Vendosini pjesët në një tas të mbushur me oriz ose silica xhel, si ato që gjenden tek kutitë e këpucëve. Mjafton një natë.
Rimontojeni telefonin me kartën, baterinë, vendoseni në karikim dhe pastaj ndizeni.