Maskat mbrojtëse u bën shkak për një përleshje fizike në mes të disa qytetarëve dhe sigurimit në një qendër tregtare në Prizren mbrëmjen e së dielës.
Nga Policia kanë dhënë detaje rreth kësaj ngjarje.
Katër persona janë shoqëruar në stacionin e Policisë në Prizren pasi të njëjtit u përfshinë në një përleshje fizike në Prizren.
Lajmin për Gazetën ‘Enigma’ e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Sipas Policisë, arsyeja e kësaj përleshje ishte mosbindja e qytetarëve ndaj sigurimit të cilët kishin kërkuar vendosjen e maskës brenda hapësirave të një qendre tregtare në Prizren.
“Njësiti i Policisë i janë përgjigjur këtij rasti dhe në stacionin polior janë shoqëruar katër persona të përfshirë në përleshje. Hetuesit në koordinim me Prokurorin e shtetit janë duke u marrë me rastin. Të dyshuarit do të ndalohen deri në 6 orë derisa të kryehen procedurat. Deri te kjo përleshje kanë ardhur pasi personat nuk i janë bindur sigurimit për vendosjen e maskave”, ka thënë Gashi./Gazeta Enigma/