Si është gjendja sot në Zubin Potok? – Flet kryetari i komunës

Si është gjendja sot në Zubin Potok? – Flet kryetari i komunës

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka thënë se aktualisht gjendja në këtë komunë është e qetë dhe se gjithçka është në rregull.

“Gjendja është e mirë për momentin, është e qetë, gjithçka është në rregull” tha shkurt Zeqiri për “Gazeta Blic”

Dje, kryetarët e zgjedhur të komunave të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin-Potokut kanë hyrë në objektet e komunave me asistimin e Policisë.

Kjo ka sjellë edhe agravimin e situatës duke bërë që disa serbë lokalë të përplasen me Policinë.

Policia hodhi gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë protestuesit, të cilët hodhën gurë në drejtim të policisë dhe dogjën disa makina.

Pas këtyre tensioneve, ka reaguar Bashkësia Ndërkombëtare.

Ambasadori i SHBA-vë në Kosovë Jeff Hovenier ka dënuar veprimet e autoriteteve kosovare për t’i futur kryetarët e rinj në objektet e komunave.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet që po vazhdojnë nga autoritetet kosovare për të hyrë në objektet e komunave në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndalen menjëherë”, shkroi Hovenier.

Pak më vonë reagoi edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Ai shkroi në Twitter se “dënon fuqishëm veprimet e Qeverisës së Kosovës” që sipas Blinken po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin.

“I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurtit të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE”, thuhet në postimin e Blinken.

Pas reagimit të Hovenier dhe Blinken, reaguan edhe BE-ja, shtetet e QUINT-IT dhe KFOR duke bërë thirrje për ulje të tensioneve

Related Articles