Po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa në Dhomat e Specializuara.
Dëshmitari i tretë para trupit gjykues, ka treguar për pasojat psikologjike që i ka edhe sot nga rrahjet dhe maltretimet që i ka pasë gjatë kohës së luftës, njofton Klankosova.tv.
“S’muj me fjet…shoh ëndrra. Këto gjëra janë përjetime shumë të rënda janë të tmerrshme të cilat i barti edhe sot. Një film nëse e shoh, me luftë ose diçka, kur shkoj në mbrëmje të flej, natën çona, djersitna shumë mi kujton ngjarjet, më vijnë zërat e njerëzve që më kanë torturuar”.
Tutje dëshmitari ka treguar që ka pasë një infeksion në nofull, pasi ia kanë thyer dhëmbët.
“Kom pas infeksion në nofull, se i kom pas edhe dhomt e thyn. Mjeku më ka thënë mirë që ki ardh e nuk të ka shku infeksioni në tru”, tha ai.