Siç raportoi Enigma, Ferizaj zyrtarizon në radhët e veta Enhar Cakollin

Siç raportoi Enigma, Ferizaj zyrtarizon në radhët e veta Enhar Cakollin

Klubi Futbollistik “Ferizaj” ka filluar përgatitjet për sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Enigma.

Klubi ferizajas ka arritur të bëjë disa prurje të reja në skuadër, por edhe ka larguar disa futbollistë.

Tashmë ‘Ujqit’  kanë zyrtarizuar Enhar Cakollin si futbollist të tyre.

Gazeta Enigma kishte raportuar mbrëmë (7 qershor) për këtë lëvizje.

Cakolli së fundmi ka qenë i huazuar te Ferizaj nga Drita, kurse tashmë është arritur marrëveshje mes dy klubeve që mbrojtësi t’i mbrojë ngjyrat e vendlindjes së tij.

Kujtojmë që Cakolli më parë ka luajtur për Ramiz Sadikun.

/Gazeta Enigma/

Related Articles