Sigal Prishtina nuk tregoi mëshirë për KB RC Cola Drita, duke i shkaktuar debakël me rezultat 124:56 (35:8, 28:20, 29:12, 22:16) në ndeshjen hapëse të Kampionatit të Kosovës.
Fakti interesant është çereku i tretë, ku Drita pesë minuta nuk shënoi, ndërsa Prishtina e kishte serinë 15:0.
Në minutën e 24-të, Prishtina avanconte me 51 pikë (81:30).
Në radhët e prishtinasve më efikasët ishin Don Polloshka me 27 pikë, i ndihmuar nga Lejson Zeqiri 20, Muhamedali Janjeva me 16 sosh, ndërsa te Drita u dallua Arian Memeti me 19 pikë.
Drita u rikthye në elitë por qysh në hapje dëshpëroi keq!
Përkundër që ishte në cilësinë vendëse, RC Cola Drita takimin me Sigal Prishtinën e zhvilloi në terrenin e kësja të fundit, në Pallatin e Sporteve në Prishtinë.