Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtant Bashkim Jashari, në konferencën “FSK dhe Partnerët 2024” ka thënë se siguria globale s’ka qenë kurrë më e sfiduar.
Ai e ka vlerësuar lart ndihmën e parterëve ndërkombëtar në ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Kosovës.
Jashari ka theksuar se ka ardhur koha që ushtarët e FSK-së të shkojnë drejt një niveli tjetër të avancimit.
“Vetëm kështu mund të jemi gati që t’i shërbejmë paqes dhe parandalojmë luftërat”, tha Jashari në fjalimin e tij në aktivitetin që po mbahet në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë.