Silva: Brojës i duhet kohë për t’u adaptuar

Silva: Brojës i duhet kohë për t’u adaptuar

Trajneri i Fulhamit, portugezi Marco Silva, e ka vlerësuar talentin e Armando Brojës, por ka shtuar se sulmuesi i Shqipërisë duhet të adaptohet në klubin e ri. Broja, 22-vjeçar, ka bërë dy paraqitje për skuadrën e re të Premier Leagues, qëkur u huazua nga Chelsea në fillim të muajit shkurt.

Ai ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2028, ndërsa te Fulhami do të jetë deri në fund të edicionit aktual.

Broja nuk ishte pjesë e skuadrës në disfatën 2:1 në shtëpi nga Aston Villa, por pritet të luajë kundër Manchester Unitedit në udhëtim të shtunën.

“Broja nuk u ndje mirë për ndeshjen e kaluar, por tani është gjithçka në rregull me të. Ai po punon fort. Klubet kanë stil të ndryshëm të lojës. Duhet kohë që të adaptohet por mund t’i shohim kualitetet e tij në stërvitje”, ka deklaruar tekniku portugez të enjten në konferencën për shtyp.

Broja në 21 paraqitje në të gjitha garat për Chelsean e Fulhamin, ka shënuar dy gola dhe ka kontribuuar me dy asistime.

Related Articles