“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit shoqërohen me fëmijet me nevoja të veçanta

“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit shoqërohen me fëmijet me nevoja të veçanta

Sport Club Gjilani qëndron gjithmonë pranë komunitetit, duke mos lejuar që të ekzistojnë barriera për shoqërimin me fëmijët me aftësi të veçanta.

Në aktivitetet e fundvitit shoqërimi me fëmijet me nevoja të veçanta tashmë është një traditë shumëvjeçare e kujdesit social nga komuniteti “kuqebardh”.

Futbollistët Edison Kqiku, Armend Thaqi, Kushtrim Shabani, Oltion Bilalli dhe Aridon Bllaca, së bashku me pjesë e logjistikës së klubit kaluan çaste me fëmijet me nevoja të veçanta, duke ofruar ngrohtësi dhe dashuri para festave të fundvitit.

Të shoqëruar nga prindërit dhe kujdestarët e tyre, fëmijet në Shkollën Fillore “Thimi Mitko” dhe ata në shkollën “Rexhep Elmazi” në Gjilan pranuan disa dhurata modeste nga futbollistët tanë.

Takimi u shoqërua me buzëqeshje, biseda të ngrohta dhe momente të paharrueshme që përcollën mesazhin e solidaritetit dhe dashurisë.

Këto vizita tashmë janë një traditë e “kuqebardhëve” duke dëshmuar përkushtimin tonë për të ndikuar pozitivisht në jetën e fëmijëve dhe për të dhënë shembullin se bashkë mund të krijojmë një shoqëri më të mirë dhe më gjithëpërfshirëse.

Duke ndarë dashurinë dhe kujdesin me ata që kanë më shumë nevojë ju urojmë edhe njëherë festat e fundvitit me shumë ngrohtësi.

Related Articles