Sindikalistët shëndetësorë pajtohet me Ligjin e Pagave, por kanë një kërkesë tjetër

Sindikalistët shëndetësorë pajtohet me Ligjin e Pagave, por kanë një kërkesë tjetër

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së si pjesë e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës mbështetë kërkesat e FSSHK- së dhe nuk do ta dërgojë Ligjin e Pagave në Gjykatën Kushtetuese, bën të ditur vet Sindikata përmes postimit në faqen zyrtare në Facebook.

Mirëpo, ata kërkojnë urgjentisht të fillohet negociimi i Kontratës Kolektive Sektoriale dhe shtesa prej 60 eurosh në bazë të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

“Kërkesa e parë është që me urgjencë të fillohet negocimi i Kontratës Kolektive Sektoriale.

Kërkesa e dytë është që shtesa prej 60-euro e paraparë me Pakon e Ringjalljes Ekonomike pika 4.1. Mbështetje për Shëndetësinë të mbetet në fuqi deri në shpalljen e Pandemisë COVID-19 të mbyllur.

Kërkesa e tretë është miratimi i shujtës prej 60 euro për të gjithë të punësuarit në sektorin e shëndetësisë duke përfshirë edhe stafin mbështetës”, thuhet në njoftimin publik të Sindikatës.

Megjithatë, FSShK ka kërkuar nga ana e ekzekutivit të bëjë publike koeficientet për stafin mbështetës të punësuar në të gjitha nivelet shëndetësore.

Related Articles