Kryetari i Shoqatës Sindikale të Shërbyesve Civilë, Ali Sefaj, ka thënë se deklarata e ministrit të Financave, Hekuran Murati, se paga mesatare në sektorin publik është mbi 700 euro, e ka bërë të qesh me lot.
Sipas tij, paga mesatare nuk është vetëm mbledhje dhe pjesëtim në mes pagës më të lartë dhe pagës me të ulët, sepse shprehet se “ashtu paga mesatare në Kosovë do dilte mbi 2000 euro”.
“Llogaritja e ministrit duket kështu – paga e drejtorit të Trustit mbi 4000 euro + paga e një pylltari 260 euro = 4260 euro. 4260:2 = 2130 euro”, shkroi ai në Facebook.