Sipas rezultateve të publikuara nga Demokracia në Veprim, partia Za Slobodu Pravdu i Opstanak e Nenad Rashiqit ka arritur të sigurojë 0.6 për qind të votave në nivel vendi.
Kjo i mjafton partisë së Rashiqit që të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës, në hapësirën prej 10 ulësesh për partitë e komunitetit serb.
Deri tash, Lista Serbe vazhdimisht i ka pasur të 10 ulëset e rezervuara në Kuvendin e Kosovës.