Sipas McAllister, ndryshimet kushtetuese të Serbisë një hap në rrugën drejt BE-së

Sipas McAllister, ndryshimet kushtetuese të Serbisë një hap në rrugën drejt BE-së

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, e ka përgëzuar iniciativën për ndryshime kushtetuese në Serbi, duke e konsideruar si hap të madh drejt integrimit të këitj shteti në Bashkimin Evropian.

“E mirëpres vendimin e qytetarëve serbë për t’i përkrahur ndryshimet kushtetuese që e përforcojnë pavarësinë e Gjyqësorit”, ka shkruar McAllister në Twitter.

“Një hap i rëndësishëm përpara në rrugën e këtij shteti drejt integrimit në BE”.

McAllister shtoi se Bashkimi Evropian do ta vazhdojë monitorimin e procesit të zbatimit të agjendës së reformave./Gazeta Enigma/

Related Articles