Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë ka shprehur shqetësim me situatën aktuale me COVID.
Përmës një njoftimi OIK ka theksuar se gjendja e rënduar shëndetësore dhe shtimi i rasteve me COVID, ndikon direkt edhe në punën e stafit shëndetësor, të cilët pos ndihmës që po i japin pacientëve, janë edhe të rrezikuar potencialisht për t’u infektuar vet si dhe familjarët e tyre.
“OIK apelon tek të gjitha institucionet relevante që të sigurojnë mjete mbrojtëse të domosdoshme për punën e stafit shëndetësor si dhe të ofrojnë mundësi e kushte sa më të mira pune për stafin infermieror”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, OIK, është duke e përcjellur me vëmendje situatën epidemiologjike dhe duke parë numrin e madh të të infektuarve, shprehë konsideratën më të lartë për gjithë kolegët që në këtë gjendje të rënduar pandemike, të cilët janë në krye të detyrës, për të ofruar më të mirën për pacientët, gjithandej Kosovës.
“Gjendja e rënduar shëndetësore dhe shtimi i rasteve me COVID, ndikon direkt edhe në punën e stafit shëndetësor, të cilët pos ndihmës që po i japin pacientëve, janë edhe të rrezikuar potencialisht për t’u infektuar vet si dhe familjarët e tyre”.
OIK apelon tek të gjitha institucionet relevante duke kërkuar që të sigurojnë mjete mbrojtëse të domosdoshme për punën e stafit shëndetësor si dhe të ofrojnë mundësi e kushte sa më të mira pune për stafin infermieror”. /Gazeta Enigma/.