Situata në Shëngjin kthehet në normalitet

Situata në Shëngjin kthehet në normalitet

Administratori i një resorti në Shëngjin, Ilir Kprani deklaroi se situata është kthyer në normalitet, sa i takon zjarreve.

Ai deklaroi se gjithçka ndodhi brenda pak sekondave, por falë punës së zjarrfikësve, u shmang një rrezik tepër i madh.

Ndër të tjera, Koprani u shpreh se pushuesit që ikën, janë rikthyer.

“Me të vërtetë, situata ka qenë shumë e rëndë, ka qenë një situatë shumë kaotike. Zjarri është afruar shumë qendrave të banimit. Falë zjarrfikësve nga e gjithë Shqipëria, për një kohë të shkurtër, rreziku nga zjarri afër vendbanimeve është larguar. Kemi pasur disa dëme te beach bar dhe shezlonget, por siç e shihni, gjithçka është kthyer në normalitet. Kishte erë shumë të madhe, që e ndihmoi zjarrin të përhapet me shpejtësi jashtëzakonisht të madhe. Gjithçka ka ndodhur brenda sekondave, ishte e pamundur ta dije nga vinte zjarri. Ishte një situatë kaotike. Pushuesit kanë filluar të vijnë. Dje ishte situatë, e kuptueshme, pushuesit kishin panik. Ata që kanë ikur dje, kanë filluar të kthehen”, tha ai.

Related Articles