Situata në Ukrainë – Presidenti i SHBA-së do të flasë nga Shtëpia e Bardhë

Situata në Ukrainë – Presidenti i SHBA-së do të flasë nga Shtëpia e Bardhë

Presidenti i SHBA-së Joe Biden do t’i drejtohet popullit në një adresim lidhur me situatën në Ukrainë në mbrëmje (me orën tonë lokale), ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë pritet t’i shpallë disa sanksione kundër Rusisë pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi trupat ruse të futeshin në dy rajone separatiste pro-Moskësnë Ukrainën lindore pasi e njohu pavarësinë e tyre të hënën, raporton CNN, përcjell Gazeta Enigma.

Shtëpia e Bardhë, e cila kishte hezituar ta përdorte fjalën “pushtim”, sinjalizoi një ndryshim në pozicionin e saj të martën.

“Ne mendojmë se ky është, po, fillimi i një pushtimi, pushtimi më i fundit i Rusisë në Ukrainë”, tha Jon Finer, zëvendës këshilltar kryesor për sigurinë kombëtare në SHBA.

Related Articles