Ka përfunduar pjesa e parë mes Sivassporit dhe Ballkanit me rezultatin 1-2, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.
Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me Ulvestadin në minutën e parë.
Armend Thaqi e barazoi rezultatin në minutën e 20-të duke shënuar një supergol.
Arbër Potoku i kaloi kosovarët në epërsi në minutën e 31-të pas asistimit të Ermal Krasniqit.