Sivjet më pak rrush në Rahovec, kryetari Latifi kërkon më shumë ndihmë nga Qeveria

Sivjet më pak rrush në Rahovec, kryetari Latifi kërkon më shumë ndihmë nga Qeveria

Në plantacionet e mbjella me vreshta në komunën e Rahovecit, këto ditë ka filluar vjelja e rrushit të tryezës dhe atij të verës. Vreshtarët këtë vit e quajnë ‘vit i dëmtuar’, për shkak se kushtet atmosferike kanë ndikuar që edhe vjelja e rrushit të nis me vonesë.

Sipas kryetarit të komunës së Rahovecit dhe disa fermerëve, rendimentet e rrushit janë më të ulëta këtë vit, raporton KosovaPress.

Kërkesat për përkrahje nga Ministria e Bujqësisë nuk mungojnë as këtë vit. Fermerët shprehen se 1000 euro subvencione janë të pamjaftueshme për kultivimin e kësaj kulture bujqësore.

Ndërsa, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, u shpreh se ka qenë vit i vështirë për vreshtarët, por siç u shpreh ai prapë zona e Rahovecit mbetet epiqendra e rrushit në Kosovë dhe Evropë.

Latifi kërkoi nga Ministria e Bujqësisë që te dyfishohen subvencionet,  pasi që sipas tij, vreshtarët e Rahovecit meritojnë mbështetjen.

Kryetari Latifi, theksoi po ashtu se rrushi i Rahovecit është dhe do mbetet më i kërkuar në Evropën Juglindore.

Ndërkaq, menaxheri i vreshtave në komunën e Rahovecit, Emrullah Spahiu,  tha se Ministria e Bujqësisë nuk po e përkrah zonën e Rahovecit.

Ai tha se shpenzimet në këtë sektorë janë të mëdha, gjersa shtoi se subvencionet janë të pamjaftueshme.

Ai po ashtu ka thënë se në tregun e Kosovës rrushi me emrin ‘muskat italian’, që sipas tij, është rrushi më i kërkuar.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Me sloganin “Prek n’rrush, shijo n’ven”, ka kishte nisur javën e kaluar edicioni i 22-të i festës së vjeljes së së rrushit “Hardh Fest”, në Rahovec.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me këtë rast u kishte shprehur mirënjohje vreshtarëve rahovecianë të cilët siç ka thënë ajo, me këtë traditë po arrijnë ta mbajnë gjallë ekonomikisht Kosovën./KP

Related Articles