Ky është i arrestuari sulmin me granatë dore në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulmin me granatë dore në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës, Bahri Hyseni, në Mitrovicë. I dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se personi që u arrestua dhe u ndalua si i dyshuar për këtë rast është Ferit Bala, 45-vjeçar.

I dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin e bazuar se ka sulmuar me granatë shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës, njoftoi sot Prokuroria.

Ndaj personit të dyshuar, brenda afatit të paraparë ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, më 31 gusht, shtëpia e Bahri Hysenit, kryesuesit të bordit të Ndërmarrjes Publike “Trepça” është sulmuar me mjet shpërthyes, ku janë dëmtuar dy vetura.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles