Në mungesë të kourumit dështon seanca e re plenare e Kuvendit të Kosovës, kjo pasi në sallë ishin vetëm 57 deputetë.
Pas pauzës të seancës së paradites, e cila zgjati më shumë se një orë, shumë deputetë nuk u rikthyen fare në sallë.
Ndërsa, deputetët e dy partive opozitare, PDK dhe LDK e bojkotuan Kuvendin edhe pasdite.
Rrjedhimisht, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca bëri të ditur se seanca e njëjtë do të vazhdojë nesër në orën 11:00.
“Konsideroj se nuk ka kushte për sot që të mbahet kjo seancë, shihemi nesër në orën 11:00 për ta vazhduar”, tha Konjufca.
Në rend të ditës për seancën e sotme ishin disa projektligje dhe debati parlamentar për Raportin e Progresit për vitin 2021. /Gazeta Enigma/.