Kuvendi i Kosovës në mungesë kuorumi nuk e ka votuar Komisionin Hetimor për Energjinë, i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.
Në sallë ishin 61 deputetë, por nga ta votuan veç tre, e të tre abstenuan.
Për këtë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se ishte rezultati më i çuditshëm ndonjëherë.
“Konstatojë se ky është rezultati më i cuditshëm që e kam marrë ndonjëherë. Nga 61 deputetë kanë votuar vetëm tre, të tre kanë abstenuar”.
“Konstatoj se Kuvendi nuk ka pasur kuorum. Kjo seancë le të vazhdojë nesër në orën 10:00”, është shprehur Konjufca.
Kujtojmë se seanca që nisi sot u përcoll me debat të ashpër pozitë-opozitë, ku në një moment degradoi edhe në sharje nga deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, i cili shau me rob.
Për një gjë të tillë, Tahiri më pas kërkoi falje.