“S’ka marrëveshje brenda BE-së për ndalim të importit të naftës ruse”, thotë Borrell

“S’ka marrëveshje brenda BE-së për ndalim të importit të naftës ruse”, thotë Borrell

Nuk ka mbështetje të mjaftueshme nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian për një ndalim të plotë të importit të naftës dhe gazit rus, ka thënë kryediplomati i BE-së, Josep Borrell për “Die Welt”.

“Për momentin, ne në BE nuk kemi një qëndrim të unifikuar për këtë çështje”, tha Borrell për gazetën, raportoi Reuters të hënën.

Brenda BE-së është bërë thirrje për t’i dhënë fund pagesave të naftës, pasi ato financojnë në mënyrë efektive luftën në Ukrainë.

Disa vende të bllokut po bëjnë presion për një paketë të gjashtë sanksionesh ndaj Rusisë dhe Brukseli po përgatitë një vlerësim mbi ndikimin që shkakton ndalimi i naftës si pjesë e masave të mundshme. / Gazeta Enigma.

Related Articles