“S’ka marrëveshje finale Kosovë-Serbi, derisa të gjendet edhe i zhdukuri i fundit në Kosovë”

“S’ka marrëveshje finale Kosovë-Serbi, derisa të gjendet edhe i zhdukuri i fundit në Kosovë”
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat të Pagjetur, Andin Hoti ka thënë se nuk do të ketë marrëveshje finale në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo derisa Serbia të sigurojë dokumentet e kërkuara nga familjarët dhe derisa të gjendet edhe personi i fundit i zhdukur në Kosovë”, ka thënë Hoti.

Për këtë, siç ka thënë Hoti janë të pajtimit, edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjofca.

Këto deklarata ai i ka bërë në Klan Kosova FM.

Hoti ka kërkuar që Bashkësia Ndërkombëtare të bëjë më shumë dhe që së “bashku të bëhet trysni ndaj Serbisë në lidhje me këtë çështje”. / Gazeta Enigma.

Related Articles