S’ka nevojë për çudi, një skenar i njëjtë si në Superligë ndodhi edhe në Bundesliga 2 të Gjermanisë

S’ka nevojë për çudi, një skenar i njëjtë si në Superligë ndodhi edhe në Bundesliga 2 të Gjermanisë

Një matematikë interesante ka ndodhur edhe në futbollin gjerman, saktësisht në Bundesliga 2, ku skuadra e Heidenheim u shpall kampion dhe siguroi pjesëmarrjen në Bundesliga për sezonin 2023/24.

Në fakt, tifozët e Hamburger ishin futur në fushë duke festuar inkuadrimin në Bundesliga, pasi ekipi i Heidenheim ishte duke humbur 2-1 ndaj Regensburg, shkruan LIG Sport

Në atë ndeshje u dhanë afër 15 minuta lojë shtesë dhe skuadra e Heidenheim arriti t’i shënonte dy gola në minutat 93+ dhe 99+ me anë të Beste dhe Kleindienst.

Me këtë fitore spektakolare, kjo skuadër siguroi pozitën e parë dhe u shpall kampion. Kurse ekipi i Hamburger SV ra në pozitën e tretë dhe do të luaj në barazh ndaj Stuttgardit.

Kujtojmë që disa skena interesante të futbollit i pamë edhe sot në Superligën e Kosovës. Në ndeshjet mes Trepçës-Prishtinës dhe Ferizaj-Dukagjini.

Related Articles