Skaji lindor i Murit Kinez

Skaji lindor i Murit Kinez

Një nga 7 mrekullitë më spektakolare të botës sonë është “Muri Kinez”. Për të Nil Armstrong, astronom që shkeli në sipërfaqen e hënës, thuhet ta ketë vërejtë me syrin e thjeshtë nga atje, duke e përshkruajtur si një pe i hollë e i lakuar, i cili mezi dallohej.

Por, ku mbaron Muri Kinez?

Gjatësia e përgjitshme e tij është saktësisht 8.851 kilometra.Pavarsisht që kemi dëgjuar të flitet mjaft shumë rrallë kemi pasur ose fare s’kemi pas mundësi të shohim fundin e kësaj mrekullie botërore.

Ku saktësisht përfundon “Muri Kinez”?

Me dhjetëra apo qindra herë kemi pa fotografi, mirëpo ato të shumtën e herave janë realizuar në afërsi të kryeqytetit kinez, Pekin, vend ky të cilin turistët e frekuentojnë më së shpeshti.

A e keni pa ndonjëherë fundin e këtij atraksioni të njohur kinez e botëror?


Gjatësia e përgjithshme e “Murit Kinez” është 8.851 kilometra: lartësia nga 10 deri në 16 metra, varësisht nga vendi e konfiguracioni; kurse gjerësia e tij është 8 metra, prandaj kjo mrekulli njihet si muri më i gjatë në botë i të gjitha kohërave.

“Koka e vjetër e dragoit” është pjesë e kalimit të qytetit Shanhai dhe njëherit është pjesë e Murit Kinez. Ky është vendi ku muri përfundon në lindje e që takohet me skajet e ujërave që vijnë nga Deti Bahameve, pjesë e Detit të Verdhë.

Ndërkohë që pjesë të zonës turistike të Murit Kinez janë ruajtur e renovuar shpesh, pjesa më e madhe e tij është lënë në mëshirë të fatit dhe është dëmtuar e demoluar jashtëzakonisht shumë me kalimin e kohës.

Related Articles