KB Prizreni: Koljevic u sulmua, është në emergjencë

KB Prizreni: Koljevic u sulmua, është në emergjencë

Dramë në fund te “Minatori”, Trepça fiton në sekondat e fundit. Skuadra mysafire tha se është sulmuar dhe se një lojtar i saj është në spital.

Ishte një ndeshje që shkoi deri në fund të saj duke mos ditur fituesin, të cilën krejt në fund falë gjetjes më të mirë në momentet përcaktuese, e fitoi Trepça.

Trepça e drejtuar nga Lubomir Minchev kishte marrë avantazh të thellë në çerek të tretë të ndeshjes 80-67, pas super serisë në fillim të pjesës së dytë, kur çuan 31-18 para se të nis 10-minutëshi i fundit i ndeshjes.

Kjo fotografi është ajo më së paku që i nevojitet sportit në tërësi. Kërkojm nga policia e Kosovës që të arrestuarit të…Posted by KB” Prizreni – 16" on E diel, 19 shtator 2021

Por, prizrenasit nuk menduan kështu dhe ekipi i Arbnor Rifatit me pikët e Courtney Fells e Ivan Koljevic kryesisht jo që uli, por edhe kapi epërsinë 86-87, 1.51 minuta para fundit.

Ka qenë Drilon Hajrizi ai që me treshe ktheu epërsinë te mitrovicasit pas kësaj epërsie të KB Prizrenit, ndërsa atë e thelloi Amin Hoti me një treshe tjetër për 92-88.

Koljevic e futi minutën e fundit në delir me pikët për 92-90, ndërsa deri në fund, taktizime, faulime për pikët e Hajrizit 13 sekonda para fundit nga gjuajtja e lirë, 94-90.

E Prizreni nuk arriti të shënojë në sulmin e radhës, për të përfunduar gjithçka me treshen e Samir Zekiqit 97 – 90, në sekondën e fundit të ndeshjes.

E sipas një postimi të klubit prizrenas, bëhet e ditur se basketbollisti Koljevic u sulmua fizikisht pas ndeshjes dhe për momentin është në emergjencë. Sië thuhet më tej, Koljevic u sulmua nga disa shikues në palestrën “Minatori”.

Related Articles