S’kalon Raporti Vjetor i Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020, s’ka kuorum

S’kalon Raporti Vjetor i Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020, s’ka kuorum

Raporti vjetor i Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020, nuk kaloi në seancën e sotme të Kuvendit pasiqë nuk pati kuorum, raporton Gazeta “Enigma”.

Në votim morën pjesë vetëm 50 deputet, duke mos u krijuar kuorumi i nevojshëm për kalimin e pikës.

Kurse zëvendëskryetari i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Mërgim Lushtaku, kërkoi mosmiratimin e Raporti Vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020, njofton Klankosova.tv.

“Komisionit për Administratën Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal në mbledhjen e mbajtur më 20.04.2021 nuk ka miratuar raportin me kërkesë që raporti të plotësohet nga KPM-ja me vërejtjet e anëtarëve të komisionit. Komisioni në mbledhjen e mbajtur më 12.05.2021 rishqyrtoi Raportin Vjetor të Komisionit të Pavarur për Media me plotësimet shtesë dhe vlerësoi se i njëjti nuk i përmbushë obligimet  ligjore për raportim dhe Kuvendit i rekomandon mosmiratimin e tij.” tha Lushtaku

Armend Muja nga Komisioni për Buxhet Punë dhe Transfere, gjithashtu tha se edhe nga ky komision rekomandojnë që të mos miratohet raporti, sepse sipas tij, nuk i përmbushë obligimet ligjore për raportim. /Gazeta Enigma.

Related Articles