SKANDAL: Fitore Pacolli thirrje Qeverisë dhe Kuvendit që ‘të marrin masa ndaj mediave’

SKANDAL: Fitore Pacolli thirrje Qeverisë dhe Kuvendit që ‘të marrin masa ndaj mediave’

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, nëpërmjet një fjalimi skandaloz në Kuvend, ka kërkuar nga Kuvendi dhe Qeveria që të ndërmarrin masa ndaj mediave në Kosovë.

Fjalitë më poshtë, mund të jenë thirrjet më brutale që kemi dëgjuar ne, e ju lexuar deri tani, si goditje ndaj demokracisë, përkatësisht pavarësisë së mediave.

“Edhe si Kuvend edhe si qeveri duhet të marrim masa është se viteve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media, përmes të cilave është krijuar mundësia e ndërhyrjes dhe ndikimit në disa medium kryesore dhe ato online, të cilat po përdoren për qëllime biznesore dhe shantazh politik. Pra, këtu kërkojmë vëmendjen e Kuvendit dhe Qeverisë që të marrin masa, dhe të kuptojmë më shumë se çfarë po ndodhë me funksionimin e medias, me transparencën dhe identifikimin e pronësisë së mediumeve”, tha Pacolli.

Shpresojmë që Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ashtu edhe institucione të tjera relevante rajonale e ndërkombëtare në mbrojtjen e gazetarisë, të reagojnë menjëherë ndaj kësaj pjese skandaloze të këtij fjalimi të deputetes Pacolli.

Kjo deklaratë, është shqetësuese për faktin se shihet si një vazhdimësi e tendencës së pushtetit për t’i goditur mediat, pavarësisht se mediat më të njohura në vend, kanë Redaksi të konsoliduara, janë tatim-paguese të shtetit të Republikës së Kosovës dhe pronësia e tyre nuk është e panjohur (shih Impressumet).

Kujtojmë se Qeveria Kurti, është ndër qeveritë më jotransparente që mediat kanë hasur ndonjëherë. Në shumë ministri, e në shumë figura që mbajnë poste udhëheqëse në shtetin e Kosovës, mediat më prestigjioze në vend, kanë ankesa të vazhdueshme se nuk marrin përgjigje për çështjet që kërkojnë.

Related Articles