Szunyog për miratimin e ligjeve kundër korrupsionit: Hapa të rëndësishëm drejt proceseve integruese evropiane

Szunyog për miratimin e ligjeve kundër korrupsionit: Hapa të rëndësishëm drejt proceseve integruese evropiane

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka përshëndetur vendimet në Kuvendin e Kosovës ku u miratuan Ligji për Agjencinë e Parandalimit të Korrupsionit, Ligjin për Deklarimin e Pasurisë si dhe kodin e ri të Procedurës Penale.

“Më vjen mirë të shoh që gjatë dy javëve të fundit, Parlamenti i Kosovës miratoi disa ligje të rëndësishme për proceset e integrimeve evropiane, përfshirë këtu edhe Ligjin mbi Agjencinë e Parandalimit të Korrupsionit, Ligjin e ri për Deklarimin e Pasurisë si dhe Kodin e ri të Procedurës Penale”, shkroi shefi i zyrës së BE-së.

Szunyog miratimin e këtyre ligjeve e quajti “hapa kyç në sigurimin e sundimit të ligjit dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit”.

Gjithashtu, ambasadori bëri të ditur se ligjet në fjalë janë edhe pjesë Agjendës së Dytë të Reformave Evropiane.

“Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë dhe fuqizojë sundimin e ligjit në Kosovë, si dhe atë të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit”, shkroi mes tjerash ai në Twitter.

Related Articles